Kthehu lart

Komunikimi me persona të vdekur, a është i mundur?

Komunikimi me persona të vdekur, a është i mundur? GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 07:59

Komunikim me persona të vdekur? A është e mundur që persona që  kanë vdekur të kontaktojnë që nga bota e shpirtrave me njerëzit akoma të gjallë nëpërmjet mënyrave elektronike të komunikimit?

A mund të kontaktojnë ata nëpërmjet telefonave të thjeshtë?A mundet që një person shumë i dashur për ne pasi ka vdekur të na kontaktojë nëpërmjet telefonit për të na thënë një lamtumirë të fundit apo për të na paralajmëruar për dicka që mund të na ndodhë?Sado që mund të ngjajë e pabesueshme dhe e paimagjinueshme, ky fenomen nuk është një fenomen i pazakontë dhe ndodh, e madje shpesh. 

Zakonisht ky fenomen ndodh rreth 24-48 orë mbasi dikush ka vdekur. Megjithatë për këtë nuk ka një rregull të caktuar pasi ka shumë nga ata persona që kanë konfirmuar që kanë marrë telefonatë nga një person i dashur i vdekur edhe shumë vite pasi ky i fundit kishte vdekur.Këto telefonata të cuditshme janë pothuajse gjithmonë të mbushura me statikë të rëndë dhe pothuajse përherë zëri i telefonuesit të vdekur duket i largët, pikërisht sikur po vjen nga një distancë shumë e largët

Pafundësisht shumë njerëz kanë pranuar që kanë marrë telefonata që dukej se vinin nga një person i afërt i vdekur apo nga një mik i vdekur. Këto telefonata ndodhin zakonisht vetëm një herë apo dy herë dhe gjithmonë janë telefonata të shkurtra me mesazhe të shkurtra.

Për disa njerëz këto telefonata mund të jenë shumë frikësuese, por për shumicën e njerëzve këto telefonata janë një burim qetësimi dhe që i ndihmojnë ata që të ndihen më mirë dhe të gjejnë forcën që të vazhdojnë më tej me jetën e tyre.

Shumë shpesh, kur merret një telefonatë e tillë, personi që e merr këtë telefonatë në fillim nuk e kupton që personi me të cilin është duke folur është një person i cili ka vdekur, dhe mendon që është duke folur me një person që është i gjallë.

Shumë njerëz kanë raportuar që kanë marrë telefonata nga persona që nuk i kishin njohur ndonjeherë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, por që u kishin dhënë një mesazh urgjent për t’i dërguar tek një person që edhe ai vetë, edhe i vdekuri e njihnin.Në fakt këto lloj telefonatash janë më të rralla, por jo edhe shumë të rralla.

Zakonisht marrësit e këtyre telefonatave thonë që zëri nga ana tjetër e telefonit duket i cuditshëm, në një farë mënyre pothuajse mekanik apo jo real.Në shumicën e rasteve kur pyetën për këto telefonata njerëzit që i kanë marrë këto telefonata tregojnë që zilja e telefonit binte ndryshe nga sic bie zakonisht. Toni i ziles do të ishte i ndryshëm apo zilja do të ishte më e shkurtër nga sic ishte zakonisht.

Duke marrë në konsideratë se investigatorët paranormalë përdorin shumë lloje pajisjesh elektronike për të zbuluar aktivitete të shpirtrave, pasi duket se shpirtrat janë vërtet të aftë që të arrijnë të komunikojnë nëpërmjet mjeteve elektronike, atëherë nuk është totalisht e habitshme dhe e pabesueshme që shpirtrat e personave tanë të dashur të cilët janë larguar nga jeta të arrijnë të përdorin telefonin si një mjet për të krijuar një kontakt ndërmjet botës së tyre dhe botës tonë.Nëse të gjitha këto janë të vërteta, atëherë ndoshta një ditë do të kemi mundësinë që të zhvillojmë pajisje specifike të ndërtuara për të lejuar komunikimin me botën e shpirtrave duke përdorur vetëm teknologjinë e telefonave dhe duke i ngritur ato në një nivel krejt te ri dhe më të zhvilluar.Kjo gjë, jo vetëm që do të mundësonte që njerëzit të mund të komunikojnë me të dashurit e tyre të larguar nga jeta, por do të provonte gjithashtu që ne vazhdojmë të jetojnë me një farë mënyre edhe mbasi ndodh vdekja fizike e trupit.Ndoshta kjo do na ndihmonte qe të shihnim jetën mbas vdekjes nga një pikëpamje e re dhe do të largonim frikën dhe pasigurinë nga ky proces i frikshëm dhe i paevitueshëm.Deri sa të vijë ajo kohë kur të gjitha këto të mund të ndodhin, apo të paktën të arrijmë të zbulojmë se cfarë dhe se si ndodhin këto telefonata në të vërtetë, telefonatat që vijnë nga persona të vdekur do të mbeten ajo cfarë janë akoma tani, një mister.standard

    Data: 20 Mars 2017 07:59
    Autori: GazetaExpress
    • A është Kurani dëshmi se Islami është fe e paqes? 0

    Të tjera