Kthehu lart

Katër gjërat që vetëm inteligjentët i bëjnë

Katër gjërat që vetëm inteligjentët i bëjnë GazetaExpress

A mendoni se jeni inteligjent? Nëse jeni si shumica e njerëzve, atëherë me siguri se mendoni që nuk jeni.

P.sh. nxënësit të cilët i “ndjekin instruksionet” në shkollë besojnë se janë të mençur vetëm se i kanë të gjitha notat 5’she, ndërkaq njerëzit të cilët mendojnë për veten dhe i ndjekin interesat e tyre etiketohen si budallenj.

Por inteligjenca nuk ka lidhje me notat – inteligjencë nuk do të thotë ta merrni 5’she në shkollë të mesme apo 10’she në universitet dhe pastaj menjëherë t’i harroni ato që i keni menduar.

Inteligjenca ka të bëjë me kreativitetin dhe atë se si mendoni për veten. Prandaj, harroni atë çfarë ju ka mësuar shoqëria!

Më poshtë i keni disa arsye me bazë shkencore se përse mund të jeni shumë më inteligjentë se ç’keni menduar.

Qëndroni zgjuar deri natën vonë

Ndoshta nuk e besoni, por hulumtimet tregojnë se personat që qëndrojnë zgjuar deri natën vonë janë më të mençur sesa ata që flejnë herët. Kjo nuk do të thotë se duke qëndruar zgjuar deri vonë do ju bëjë më të mençur, por thjesht ekziston një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe atyre që rrinë vonë!

Jeni introvert

Ka shumë dëshmi që tregojnë se personat introvertë janë më inteligjentë sesa mesatarët. Studimet tregojnë se 60% e fëmijëve të talentuar janë introvertë.

Në fakt, personat me nivel të inteligjencës më të lartë se 160 janë shpeshherë tejet introvertë.

Mund t’i bëni njerëzit të qeshin

Një studim nga vitet e 70’ta ka dëshmuar se komedianët kanë inteligjencë më të lartë sesa personat mesatarë.

Kjo për shkak se ata me sens humori janë më të pëlqyeshëm dhe më kreativë në biseda.

Jeni të vetëdijshëm për ato që s’i dini

Kjo është shumë e thjeshtë: personat e mençur nuk e kanë problem ta pranojnë kur nuk dinë diçka!

    Data: 16 Mars 2018 04:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera