Kthehu lart

Jetë aliene në sistemin tonë diellor

Jetë aliene në sistemin tonë diellor GazetaExpress

Në sistemin tonë diellor fshihet jetë aliene, thotë një studim i ri. Mikrobe të ngjashme me ato në tokë mund të rriten në oqeanin nëntokësor të ngrohtë në Enceladus, një hënë e akullt që rrotullohet rreth Saturnit, planetit të ngjashëm më të largët nga dielli.

Skuadra e shkencëtarëve nga Universiteti i Vjenës në Austri, shpreson që studimi të inkurajojë më shumë kërkime për koloni të mundshme mikrobesh në hënë.

Shkencëtarët, të cilët e përshkruajnë Enceladus, si një “pikë të nxehtë” në kërkimet për jashtëtokësorë për shkak se “strehon” shumë nga përbërësit e nevojshëm për jetë aliene, zbuluan gjithashtu se disa specie të mikrobeve metan-prodhuese në planetin tonë mund t’i mbijetojnë kushteve të vështira në satelit.

Ata thonë se metani rreth sipërfaqes së satelitit mund të prodhohet nga jeta mikrobiale nën koren e tij.

    Data: 03 Mars 2018 03:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera