Kthehu lart

Ja çka bëjnë njerëzit që i shërbejnë djallit

Ja çka bëjnë njerëzit që i shërbejnë djallit GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 10:56

Në nëntor të 2012-ës një monument guri në të cilin ishin gdhendur Dhjetë Urdhëresat (Parime Biblike) u vendos ne sallën e kongresit të Oklahomas. 7 vjet më parë, Gjykata e Lartë e Shteteve te Bashkuara vendosi që monumenti i Dhjetë Urdhëresave i vendosur ne Teksas te mos shkele Urdhrin e Pare per ndalimin e qeverine ne ligjberje, duke respektuar themelimin e fese.

Por sot fe te tjera e kerkojne nje gje te tille: Ne dhjetor Tempulli Satanik filloi nje fushate per vendosjen e nje monumenti te vetin prane monumentit te Dhjete Urdheresave me motivin se do t’i jepte mundesine qytetareve te Oklahomas per te perqafuar lirite bazike te shkruara ne Kushtetute. Ato donin te fitonin nje shume prej 20 mije dollaresh deri me date 18 janar, por qe tani e kane tejkaluar synimin e tyre. Te henen, ata zbuluan formen e monumentit te tyre (ne pikture) – nje krijese me krahe me bustin e nje njeriu, koken e nje dhie me brire ne nivel me nje Pentagram, dy gishta te ngritur lart dhe dy femije me floke te çrregullt qe shikojne me çudi. Siç duket, satanistet kane sens humori. Por çfare besojne ata ne realitet?

Kjo eshte nje pyetje e veshtire per t’iu pergjigjur. Mbase nuk do te surprizoheni shume kur te degjoni se Satanistet jane nje bande mjaft e rrembyer, me organizata, besime dhe rituale te ndryshme. Shume nga keto organizata jane teresisht ose pjeserisht te fshehura, me shume sekrete ndaj jo-mbeshtetesve te tyre. Shume nga ata jane spiritualiste: E adhurojne Satanin sikur te ishte hyjni. Perkrahesit e Ministrise Sataniste e njohin Satanin dhe Luçiferrin si nje qenie reale dhe besojne se ai eshte Babai i Vertete dhe Zoti Krijues i njerezimit. Te tjere – sidomos Kisha e Satanit, e gjetur nga Anton Lavey, nje nga okultistet me te njohur qe pas Alesteir Croëley-t. Satanistet jane materialiste dhe refuzojne te besojne ne qeniet e mbinatyrshme. Lucien Greaves, nje zedhenes i Tempullit Satanist, e pershkruan veten si nje ateist kur vjen puna per te besuar tek te mbinatyrshmit dhe thote se per te Satanizmi qendron per “sovranitetin individual ne ndjekje te diturise, edhe kur kjo dituri eshte e rrezikshme”. “Bibla Satanike” e LaVey-t deklaron se jeta eshte nje privilegj i madh ndersa vdekja nje gje per t’u shmangur. Prandaj jetoni te tashmen!…Zgjidh kete ditem kete ore per te vepruar.

Pavaresisht nga ndryshimet, shume te perbashketa lidhin deget e materialisteve dhe spiritualisteve te Satanizmit: domethene nje besim se adhurimi i nje hyjnie te mbinatyrshme, heqjen e kufizimeve ne progresin e njeriut dhe diturise se tij, besimi ne shkence, ne mesimin rracional pa kufizime. Peter Gilmore, pasardhesi i LaVey-t si drejtor i Kishes Satanike, ne dallimin mes njerezve materialiste dhe spirituale: ai beson se keta te fundit kane nevoje per dike qe “i flet nga qielli” edhe nese ai eshte i lumtur. Ne kete sens, Satanistet materialiste jane ateiste, ose ateiste qe ndjekin disa rituale. Por zoti Gilmore thote se Kisha e tij ne kendveshtrimin hebraik e sheh Satanin si “Kundershtar”. Ne kete kuptim Satani na vjen si nje lloj figure letrare ose metonimi si sfidues i orthodoksizmit, me shume se sa si nje djall apo Zot gjakatar.

Shume prej tyre qe jane te lidhur me Satanizmin jane denuar per akte te tmerrshme. Por keto kane qene vrasjet e para te bera ne emer te fese. Disa shpresojne se keto argumenta do te bindin ligjvenesit e Oklahomas te mos e pranojne kete tempull te qendroje afer Dhjete Urdheresave.

 

Çfarë është Satanizmi?

 

Satanizmi eshte nje kult qe ka si baze adhurimin e Djallit apo te ndonje fuqie negative te mbinatyrshme. Per satanistet jeta duhet jetuar duke i sherbyer Djallit.Origjina e Termit

Ky term u has per here te pare ne librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jeëel) qe me pas do te njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishes angleze”) shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjale shfaqet eshte si ne vazhdim: “Koha kur Luteri perhapi neper Gjermani fjalen e tij te helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizem”. Ne fjaline e mesiperme, fjala satanizem i referohet mesimeve te Luterit megjithese ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurre te adhuronte Djallin apo frymezohej prej tij.

Levizjet Satanike

Sipas disa sociologeve, satanizmi nuk mund te konsiderohet si fe sepse ne thelbin e tij qendron fakti i te qenurit kunder kristianizmit. Perpjekjet per ta bere satanizmin fe nuk kane rezultuar kurre te suksesshme. Satanizmi ekziston si “kundershtar i kristianizmit” pra rrjedhimisht ne funksion te tij. Ne fakt çeshtja nuk eshte dhe aq e thjeshte pasi si sataniste etiketohen edhe levizje te tjera shume heterogjene:

Satanizmi “rebel”, qe kundershton kendveshtrimin kristian ne menyren e te jetuarit. Shume praktikues te ketij besimi shpesh bejne pjese ne kroniken e zeze pasi dallohen per veprat e tyre qe bien ndesh me shoqerine.

Satanizmi “fetar”, qe bazohet ne besimin e ekzistences se Djallit. Organizata me e njohur qe i perket kesaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe eshte themeluar nga Michael Aquino dhe disa anetare te tjere te Kishes se Djallit.

Satanizmi “filozofik” ose “modern” qe bazohet ne adhurimin e Satana-it apo djajve te tjere. Ky grupim perfaqesohet nga Kisha e Satana-it qe eshte themeluar nga LaVey, pas vdekjes te se cilit ky organizem pesoi disa ndryshime. Gjithçka bazohet ne urdheresat qe gjenden ne biblen djallezore. E veçanta e tyre eshte se te gjithe e konsiderojne veten profete. Ata organizojne shpesh rituale dhe mesha te zeza ku perfshihet dhe magjia. Megjithese cilesohen si sataniste te bindur ata nuk shfaqen publikisht per shkak te paragjykimeve.

Satanizmi “tradicional”, duke pare kete besim si te vetmen menyre per zhvillimin individual dhe ate te shoqerise nepermjet veteshkaterrimit te saj. Organizata me e njohur qe i perket kesaj kategorie eshte “Urdhri i 9 engjejve” (Order of Nine Angels).

“Kultistet”, anetare te nje komuniteti qe adhurojne djallin nepermjet sakrifikimit te qenieve njerezore. Megjithese disa individe jane denuar per keto krime, ka dyshime mbi disa njerez te cilet mendohen se i perkasin kesaj organizate shume te fshehte.

Ne vendet perendimore ekzistojne sekte teper te fshehta qe praktikojne ne menyren e tyre adhurimin ndaj djallit. Ne Sh.B.A, levizjet sataniste kane mundesuar qe ti njihet statusi fetar dhe te kene prifterinjte e tyre ne ushtri per rastet kur mund te humbin jeten gjate sherbimit ushtarak. Suksesi per kete arritje vjen nga fakti se gjate protestave me levizjet sataniste u bashkuan dhe levizjet homoseksuale. Motoja e perdorur gjate protestave te tyre ishte “Bej ç’te duash: ky eshte ligji”.

Per shume sekte, gjarpri simbolizon dijen (ashtu siç ndodh per Satana-in, qe kur prezantohet si Lucifer, perfaqeson “sjelljen e drites”). Disa dijetare te kesaj fushe mendojne se Bibla, te cilen ata e quajne ndryshe Demiurg, ne te vertete eshte Djalli.

Ne numerologjine biblike numri gjashte perfaqeson njeriun. Mendohet se 666 (numer djallezor) eshte krijuar per ti gjetur diçka te kundert numrit hyjnor 777. Me 666 jane etiketuar dhe disa nga diktatoret me te medhenj te shekullit te kaluar si: Stalin, Franko, Hitler, Kastro dhe Benito, ndoshta eshte rastesi por te gjithe keta emra jane me 6 shkronja… Ndoshta eshte nje element qe na ben te mendojme se njeri prej tyre duhej te shkaktonte apokalipsin qe duhet te ndodhte ne fund te shekullit te kaluar

    Data: 20 Mars 2017 10:56
    Autori: GazetaExpress
    • Një dritë misterioze pushton Shtëpinë e Bardhë (Video) 0

    Të tjera