Kthehu lart

A është planeti Mars, vdekjeprurës për të gjitha krijesat e gjalla?

A është planeti Mars, vdekjeprurës për të gjitha krijesat e gjalla? GazetaExpress

Shkencëtarët nga Universiteti në Edinburg kanë zbuluar se kushtet atmosferike në sipërfaqen e Marsit sjellin deri te bashkimi i fuqishëm i baktereve.

Ata kanë studiuar mundësinë e ekzistimit të jetës në sipërfaqen e Marsit, për shkak tët ë cilës në laborator krijuan elemente identike çfarë ndodhen në Mars.

Aty kanë shtuar edhe Bacillus subtilis, bakterin i cili shpesh mund të gjendet në sipërfaqen e Tokës, dhe në fund krejt këtë e rrezatuan me dritë të fuqishme ultravioletë.

Zgjedhja ka rënë pikërisht në Bacillus subtilis, ndër të tjera, dhe për shkak se ajo shpesh mund të gjendet në sipërfaqen e fluturakeve që nisin njerëzit në univers.

Rrezatimi i fuqishëm UV përdoret, sepse pikërisht rrezatimi i tillë, praktikisht pa rezistencë, kalon përmes atmosferës së Marsit, pasi planeti i katërt i Diellit nuk ka ndonjë shtresë ozoni që mund të ndalojë rrezet UV.

Është treguar se bakteret nën ndikimin UV, të kombinuara me perchlorate magnez, kanë vdekur dy herë më shpejt se sa nën ndikimet e rrezatimit UV.

Ekzistimi i perchlorate në sipërfaqen e Marsit është i njohur qysh nga misioni “Viking” para 40 vjetësh, që e ka konfirmuar edhe aterrimi i Phoenix Lander në vitin 2008. E gjithë kjo çon në përfundim se nuk mund të llogaritet jeta në sipërfaqen e Marsit, pasi që ajo është helmuese për të gjitha qelizat e gjalla.

    Data: 07 Dhjetor 2017 04:49
    Autori: GazetaExpress
    • Ekspertët regjistrojnë zhurmë, që vjen “nga brenda” planetit tonë

      Ekspertët regjistrojnë zhurmë, që vjen “nga brenda” planetit tonë 0

    Të tjera

    • Misteret e pazgjidhura te hijeve

      Misteret e pazgjidhura te hijeve 0

    • Zgjohet pas 12 vitesh, ja çfarë ka parë

      Zgjohet pas 12 vitesh, ja çfarë ka parë 0