Memli Krasniqi e pranon se ka folur me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve - Gazeta Express
string(70) "memli-krasniqi-e-pranon-se-ka-folur-me-thacin-e-veselin-pas-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 22:03

Memli Krasniqi e pranon se ka folur me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 22:03

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për komunikimin e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e partisë, Kadri Veseli.

Krasniqi në Pressing të T7 e ka pranuar se është dëgjuar me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lexo Edhe:

Tutje, Krasniqi nuk ka dashur të tregojë detaje nga kjo bisedë por tha se kur kanë mundësi të komunikojnë nuk flasin shumë për pjesën politike e partiake.

“Nuk mund të komentojë atë pjesë. Normalisht që jam dëgju me ta. I kam edhe miq, kam punuar me ta prej 2004 me zotrin Thaçi pastaj edhe me Veselin. Kam komunikim herë pas here me ta, varësisht prej mundesive që i kanë. Duhet të them nuk flas shumë për pjesën politike, paritake, nuk e kemi shumë temë”, tha Krasniqi.