Mbyllen dy shkolla në Gjermani pas shënimit të rasteve të koronavirusit - Gazeta Express
string(71) "mbyllen-dy-shkolla-ne-gjermani-pas-shenimit-te-rasteve-te-koronavirusit"

Gazeta Express

08/08/2020 12:08

Mbyllen dy shkolla në Gjermani pas shënimit të rasteve të koronavirusit

Gazeta Express

08/08/2020 12:08

Qindra nxënës janë dërguar në shtëpi nga shkolla të premten në Gjermani për shkak të rasteve të koronavirusit. Kjo ndodhi vetëm disa ditë pas rihapjes së shkollave.

Zyrtarët në rajonin verilindor, Mecklenburg-Vorpommern i mbyllën dy shkolla pas konfirmimit të rasteve të reja të koronavirusit disa ditë pasi ky rajon u bë i pari në Gjermani që i rihapi institucionet arsimore.

Lexo Edhe:

Ky vendim u mor në kohën kur është ngjallur frika për një valë të dytë të infeksioneve pasi vendi shënoi mbi 1,000 raste ditore për të katërtën ditë me radhë. Kaq shumë raste për 24 orë nuk ishin shënuar nga maji.

Sidoqoftë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se rritja e numrit të rasteve ka ardhur kryesisht për shkak të shtimit të numrit të testeve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Agjencia DPA raportoi të premten se një shkollë e mesme në Ludëigslust u mbyll pasi një mësues doli pozitiv në testin për koronavirus.

Një shkollë fillore në Graal-Mueritz u mbyll për dy javë pasi një nxënës u diagnostikua si i infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Shkollat në këtë rajon u rihapën të martën dhe fëmijët nuk ishin të detyruar të mbajnë maska apo distancë sociale. Megjithatë, fëmijët ishin të ndarë në grupe të caktuara.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rritje. Në 24 orët e kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1,122 raste të reja.