“Mashtrimi vazhdon”, Haradinaj i reagon qeverisë pas vendimit që dëmton prodhuesit vendor - Gazeta Express
string(86) "mashtrimi-vazhdon-haradinaj-i-reagon-qeverise-pas-vendimit-qe-demton-prodhuesit-vendor"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 9:07

“Mashtrimi vazhdon”, Haradinaj i reagon qeverisë pas vendimit që dëmton prodhuesit vendor

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 9:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!

RH