LAJMI FUNDIT/ Basha kërkon ndihmën e Ramës: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat! - Gazeta Express
string(79) "lajmi-fundit-basha-kerkon-ndihmen-e-rames-te-nderhyhet-per-te-shmangur-viktimat"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2022 13:00

LAJMI FUNDIT/ Basha kërkon ndihmën e Ramës: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat!

Lajme

Gazeta Express

08/01/2022 13:00

Partia Demokratike reagon sërish për protestën e dhunshme që po zhvillohet jashtë selisë blu, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. PD akuzon Berishën se “po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme”.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Lexo Edhe:

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!