Lajmi i fundit: Vdes 64-vjeçari nga Cërnica, i infektuar me COVID-19 - Gazeta Express
string(66) "lajmi-i-fundit-vdes-64-vjecari-nga-cernica-i-infektuar-me-covid-19"

Lajmi i fundit: Vdes 64-vjeçari nga Cërnica, i infektuar me COVID-19

Gazeta Express

14/07/2020 13:01

A.L. (64 vjeçar), nga Cernica e Gjilanit, ka vdekur pasi ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e të infektuarit që vdiq sot.

Lexo Edhe:

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.

Sot, Spitali i Pejës ka njoftuar se një pacient ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportit të mbrëmshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 108 pacientë.