Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka fajësuar Presidentin Donald Trump për “nxitje të kryengritjes” në trazirat e javës së kaluar në Kapitol Hill.
Ai është presidenti i parë në historinë e SHBA që do të fajësohet dy herë – i akuzuar për krime nga Kongresi.
Trump, një Republikan, tani do të përballet me një gjyq në Senat, ku nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me ndalimin e mbajtjes së detyrës përsëri, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Masa e fajësimit kaloi kryesisht përgjatë vijave të partisë. Trump do të largohet nga detyra në 20 Janar, pas humbjes së tij në zgjedhjet nëntorin e kaluar ndaj Demokratit Joe Biden.
Pas disa orësh debat të tensionuar të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga Demokratët votoi pro impeachmentit.
Gjashtë republikanë thanë paraprakisht se do të përkrahnin demokratët për të rrezuar presidentin. Por shumica e konservatorëve i qëndruan besnikë Trumpit.
Por nuk ka gjasa që Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë para se mandati i tij të përfundojë në një javë pasi Senati nuk pritej të mblidhej me kohë.
Javën e kaluar, 139 Republikanë votuan kundër pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe humbjes së Trump.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...