Lajmi i fundit: Aksion kundër kazinove në Karaçevë - Gazeta Express
string(49) "lajmi-i-fundit-aksion-kunder-kazinove-ne-karaceve"

Lajmi i fundit: Aksion kundër kazinove në Karaçevë

Lajme

Gazeta Express

15/12/2021 9:59

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Lexo Edhe:

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Express merr vesh se aksioni po zhvillohet kundër kazinove./Gazeta Express