Kthehu lart

Zyrtarja e BE-së - kryeministrit: Plotëso kushtet për vizat, puno me opozitën

Zyrtarja e BE-së - kryeministrit: Plotëso kushtet për vizat, puno me opozitën GazetaExpress

Drejtoresha e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst ka takuar sot kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në faqen e Facebook-ut të Zyrës së Bashkimit Evropian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli i kërkon Haradinajt që të implementojë MSA-në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën, siç thuhet, për të mirën e popullit. Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.

“BE është këtu për ju”, citon zyra e BE-së zyrtaren e Brukselit.

Ndryshe, në takimin e parë të Ramush Haradinajt dhe shefes së zyrës së BE-së është diskutuar edhe rreth prioriteteve që BE-ja ka në raport me Kosovën. Apostolova ka thënë se këto prioritete BE do t’ia prezantojë me shkrim Qeverisë së re.

    Data: 14 Shtator 2017 12:37
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmeti trondit edhe Selanikun

      Tërmeti trondit edhe Selanikun 0

    Të tjera