Kthehu lart

Zhbllokohet situata për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Noterëve

Zhbllokohet situata për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Noterëve GazetaExpress

Pas thirrjeve të ministrit Abelard Tahiri, zhbllokohet situata për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Noterëve: Aliriza Beshi, kryetar i ri i Odës së Noterëve, mposhti me vota kundërkandidaten dhe ish-kryetaren, znj. Arbena Shehu

Sot me datë 14 prill, u mbajtën zgjedhjet për kryetar të Odes së Noterëve të Republikës së Kosovës. Përkundër insistimeve dhe përpjekjeve të ish-kryetares znj. Arbena Shehu për të marrë një mandat të tretë, kryetar i ri i Odës së Noterëve u zgjodh Aliriza Beshi.

Këto zgjedhje janë organizuar në një klimë shumë të tensionuar dhe siç duket është dashur ndërhyrjet e ministrit të Drejtësisë z. Tahiri për të qetësuar situatën. Në një letër dërguar Noterëve, të cilën e posedon redaksia jonë, z. Tahiri u kishte bërë thirrje të gjithë noterëve që zgjedhjet të mbahet në suaza të normave demokratike dhe në mënyrë transparente.

Edhe përkundër kundërshtimeve të shumta që ish Kryetarja nuk mund të kandidojë edhe për një mandate të tretë, ajo prapëseprapë kishte vendosur të kandidonte. Sidoqoftë, ishin votat e z. Beshi ato që ia pamundësuan asaj rizgjedhjen për një mandat të tretë.

    Data: 16 Prill 2018 14:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera