Kthehu lart

Zgjidhet problemi i administratës se UP'së, sot përfundon greva

Zgjidhet problemi i administratës se UP'së, sot përfundon greva
GazetaExpress E premte, 21 Mars 2014 07:15

​Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, pas një mbledhje afro katër orëshe që ka mbajtur të enjten në mbrëmje, ka marrë katër vendime të rëndësishme për funksionimin e Universitetit.

Kështu ka thënë për “Kohën Ditore”, kryetarja e këtij Këshilli, Shefkije Islami, e cila ka bërë të ditur seKD-ja në këtë mbledhje ka miratuar buxhetin e UP-së për vitin 2014, pastaj ka zgjedhur prorektorin e pestë dhe të fundit të kësaj nomenklature, ka miratuar një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në UP, si dhe ka ofruar një zgjidhje të përkohshme për punonjësit e administratës së UP-së, të cilët prej dy ditësh kanë hyrë në grevë në kërkim të rritjes së pagave dhe definimit të statusit të tyre për vendet e punës.

Islami nuk e ka përmendur shumën e buxhetit të miratuar, teksa ka bërë të ditur se KD-ja, si organi më i lartë i UP-së ka emëruar të enjten prorektorin e pestë të menaxhmentit të ri të përkohshëm. Ai është Hysni Osmani, profesor i rregullt i Fakultetit të Makinerisë, i cili është emëruar u.d. i prorektorit për financa, në UP. 

Data: 21 Mars 2014 07:15
Autori: GazetaExpress

Të tjera