Kthehu lart

Zbulohet aksidentalisht operacioni sekret i Forcave britanike, dikush hodhi fotot në Facebook (Foto)

Zbulohet aksidentalisht operacioni sekret i Forcave britanike, dikush hodhi fotot në Facebook (Foto) GazetaExpress E hënë, 17 Korrik 2017 12:58

Anëtarë të njësisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasuar duke publikuar foto në një profil në “Facebook” nga operacionet sekrete.

Më shumë se 2 mijë postime në një profil të hapur në “Facebook” janë bërë nga anëtarë të forcave “SAS”.

Në foto janë kapur momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Në të tjera foto pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyre.

Anëtarët e “SAS” e kanë kategorikisht të ndaluar publikimin e të tilla imazheve.

Publikimi i fotove vjen në mes të një hetimi dhe akuzave të ngritura ndaj Forcave Speciale Britanike, për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan.

    Data: 17 Korrik 2017 12:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera