Kthehu lart

Zarf me pluhur të bardhë në adresë të Obamas

Zarf me pluhur të bardhë në adresë të Obamas GazetaExpress

Policia në Uashington po heton një substancë pluhuri të bardhë që është dërguar në një zarf në adresën e zyrës së ish-presidentit, Barack Obama.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, me orën lokale, në rrugën 24, në veriperëndim të Uashingtonit.

Obama ka marrë me qira një hapësirë në ndërtesën, që është në pronë të organizatës jofitimprurëse, World Wildlife Fund, që ka dhe zyrat e veta atje.

Trafiku i dendur vonoi mbërritjen e skuadrave të emergjencës, që morën nën kontroll substancën e dyshimtë.

Ngjarja vjen një ditë pasi bashkëshortja e djalit të presidentit Trump u dërgua në spital pasi preku një letër me pluhur të bardhë, që i ishte dërguar në shtëpi. 

    Data: 14 Shkurt 2018 07:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera