Kthehu lart

Xhihadisti gjerman i lidhur me 11 Shtatorin, kapet nga kurdët sirianë

Xhihadisti gjerman i lidhur me 11 Shtatorin, kapet nga kurdët sirianë GazetaExpress

​Një xhihadist gjerman, i lidhur me sulmuesit e 11 Shtatorit 2001, raportohet se është arrestuar nga luftëtarët kurdë në veri të Sirisë

Një komandant i Forcave Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, i tha agjencisë AFP se Mohammed Haydar Zamma, i lindur në Siri, ndodhet tashmë në paraburgim.

Komandanti nuk tha nëse Zammar është i dyshuar për luftë në krahë të grupit militant Shteti Islamik.

Koalicioni global kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga SHBA-ja, tha se nuk mund t'i konfirmojë raportet.

Forcat Demokratike Siriane kanë arrestuar qindra militantë të huaj të Shtetit Islamik gjatë fushatës për dëbimin e tij nga veriu dhe lindja e Sirisë.

Militantët e arrestuar raportohet se mbahen në kampe pranë Rakës, qytet që ka shërbyer si kryeqytet de facto i "kalifatit" të Shtetit Islamik, derisa ai ka rënë në duart e Forcave Demokratike Siriane, në tetor të vitit të kaluar.

Arrestimi i Zammarit u raportua fillimisht të martën nga gazeta gjermane, Bild.

Zammar është shpërngulur nga Siria në Gjermani në vitin 1971.

Ai raportohet se ka inkurajuar rrëmbyesin e njërit avion më 11 Shtator, Mohamed Atta, të marrë pjesë në xhihad të dhunshëm.

Autoritetet gjermane e kanë hetuar Zammarin pas 11 Shtatorit nën dyshimet se ka "mbështetur një organizatë terroriste", por ai është liruar dhe larguar nga Gjermania.

    Data: 19 Prill 2018 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera