Kthehu lart

Vuçiqi definitivisht kandidat presidencial në Serbi

Vuçiqi definitivisht kandidat presidencial në Serbi GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 19:37

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është konfirmuar si kandidat presidencial nga Këshilli Qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Vuçiq më parë ishte votuar unanimisht nga kryesia e partisë. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të SNS kanë votuar unanimisht të gjitha këshillat lokale të partisë. Me këtë nominim, kandidatura e Vuçiq-it është definitive. Zgjedhja e Vuçiq-it si kandidat i SNS për President të Serbisë vjen pas një drame të thellë në shoqërinë serbe pasi pritjet për kandidaturë ishin të mëdha edhe nga Presidenti aktual i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Nikoliq-i njihet edhe si themelues i SNS, parti kjo që ishte ndarë vite më parë nga partia e radikalit serb, Voisllav Sheshel.

Pakënaqësia e Nikoliq-it ieshte aq e madhe sa që kandidaturën e tij, pa mbeshtëtjen e partisë, e ka paralajmëruar nëpërmjet mediave por jo edhe zyrtarisht. 

Mediat serbe raportojnë se NIkoliq-i ka kërkuar një hise të madhe në pushtet si kusht për heqje dorë nga kandidatura presidenciale. Ai ka kërkuar pozitën e Kryeministrit dhe shefit të parties SNS. Mediat serbe raportuan poashtu se Nikoliq-i kishte mbështetjen e Moskës për President të Serbisë dhe se Moska ishte e gatshme që të financojë Nikoliq-in deri në 20 milionë euro.

Tani mbetete e paqartë se si do të veprojë Nikoliq-i pas mbështetjes masive qe ka marrë Kryeministri aktual, Vuçiq. Vuçiq-i përndryshe njihet si person i cili tenton të mbajë një balancë të ndikimit në Serbi, duke përkrahur integrimin evropian, në njërën anë, por duke mbajtur marrëdhënje të ngushta me Moskën, në anën tjetër, i vetëdijsjëm se herëdokur duhet që të zbatojë politikat evropiane nësë Serbia do integrim në BE si dhe natyrisht njohjen formale të pavarsisë së Kosovës./GazetaExpress/.

    Data: 17 Shkurt 2017 19:37
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera