Kthehu lart

Vuçiq: Nëse përfundimi i dialogut do të jetë njohja e Kosovës, atëherë mirupafshim

Vuçiq: Nëse përfundimi i dialogut do të jetë njohja e Kosovës, atëherë mirupafshim GazetaExpress

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, dhe kjo është e tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim.

“Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, dhe kjo është e tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim”, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Tanjug-ut, Vuçiq e tha këtë në pyetjen e një gazetarit nëse ekziston një mundësi për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhet, në vend të "marrjes së shpirtit" në Bruksel, e cila po zgjat prej vitesh.

Vuçiq nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi, edhe pse frikësohet se një konferencë e tillë eventuale “mund të kalojë pa marrëveshje”.

Ai ka sqaruar se për cilindo format të bëhet fjalë, “dikush duhet të tregojë vullnet të mirë, të kuptojë se është kompromis e jo dikush në një formë të fitojë të gjitha”, ashtu siç e kishte vërejtur te Thaçi, porse duhet të ketë lëshime nga të dy palë.

"Nëse jeni në gjendje ta bëni këtë, jemi të gatshëm të bisedojmë, nëse ju thoni Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kjo është tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim“, ka thënë Vuçiq.

    Data: 25 Janar 2018 15:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera