Kthehu lart

Vuçiq: Në OKB do të flas për Serbinë dhe rajonin

Vuçiq: Në OKB do të flas për Serbinë dhe rajonin GazetaExpress

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është duke vazhduar vizitën e tij disaditore në New York, me ç'rast sot do t`i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka thënë se atje do të flasë për problemet me të cilat përballet Serbia, por fokusi do të jetë kryesisht në të ardhmen e vendit dhe rajonit.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po merr pjesë edhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Udhëheqësi kosovar një ditë më parë është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, takim ky në të cilin është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

    Data: 21 Shtator 2017 10:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera