Kthehu lart

Vuçiq: Ende nuk kam marrë asgjë nga SHBA-ja për Kosovën

Vuçiq: Ende nuk kam marrë asgjë nga SHBA-ja për Kosovën GazetaExpress

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka pranuar që të komentojë shkrimin e mediumit serb ‘Blic’, lidhur me atë se ai ka pranuar një propozim nga SHBA-ja, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

“Unë nuk dua të komentoj për ndonjë nga sugjerimet. Detyra ime është të flas, të përpiqem të gjej një zgjidhje, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë gjë që është e pranueshme”, ka deklaruar  Vuçiq për Blicin serb, raporton Periskopi.

Sipas burimeve të ‘Blic’, thuhet se oferta e fundit që është propozuar nga SHBA-ja është më e mirë, se ofertat paraprake.

Në shkrimin thuhet se ndihmëssekretari i SHBA-ve, Wess Mitchel, ka thënë se nëse Vuçiq nuk e pranon ofertën, do të jetë fundi për të dhe për Serbinë.

    Data: 16 Maj 2018 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera