Kthehu lart

Vucic në SHBA diskuton për rastin e vëllezërve Bytyqi

Vucic në SHBA diskuton për rastin e vëllezërve Bytyqi GazetaExpress

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në Uashington do të diskutohen tema të rëndësishme për Serbinë dhe për Ballkanin.

Ai theksoi se temat të cilat do të trajtohen sigurt janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyqi, djegia e ambasadës amerikane në Beograd dhe zgjidhja e problemeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net

“Çështje me interes janë qëndrimet e Beogradit ndaj Rusisë dhe Prishtinës. Ne do të flasim për qëndrimet tona, dhe do të marrim mbështetje për zgjidhjen e problemve të Ballkanit”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se pozita e Serbsië karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar, dhe se kjo shihet më mirë në numrin e ushtrimeve dhe aktiveteve ushtarake që bëhen bashkërisht.

Për rastin e vëllverzve Bytyqi, presidenti serb theksoi se ai është një krim i tmerrshëm i cili ka ndodhur.

“Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm. Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jamë në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes neshtdhe të tjerëve”, shtoi Aleksandar Vuçiq.

Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi janë vrarë më 8 korrik të vitit 1999.

Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj. 

    Temat:
    Data: 16 Korrik 2017 17:01
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera