Kthehu lart

Vritet me hanxhar edhe një profesor tjetër ateist në Bangladesh

Vritet me hanxhar edhe një profesor tjetër ateist në Bangladesh GazetaExpress E shtune, 23 Prill 2016 10:47

Një profesor i një universiteti në Bangladesh është vrarë me hanxhar nga persona ende të paidentifikuar, në një sulm që policia thotë se është i njëjtë me një numër të vrasjeve të kolumnistëve laikë dhe ateistë në muajt e fundit

Rezaul Karim Siddique, 58 vjeçar, ka qenë profesor i gjuhës angleze në universitetin Rajshahi, në perëndim të vendit, transmeton Gazeta Express.

Ai u sulmua me hanxhar nga sulmues të paidentifikuar ende, përderisa po shkonte në universitet nga shtëpia e vet.

Vitin e kaluar, katër kolumnistë të mirënjohur u vranë me hanxhar./Gazeta Express/ 

    Data: 23 Prill 2016 10:47
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera