Kthehu lart

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë GazetaExpress E diel, 16 Korrik 2017 21:22

Dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Të vdekur janë P. S. Dhe K. M.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një revole.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 16. Korrik 2017 rreth orës 18: 55 minuta, Stacioni  Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.

Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri,  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

1. P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar
2. K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


    Data: 16 Korrik 2017 21:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera