Kthehu lart

Vrasja në Vushtrri, mësohen emrat e viktimave dhe dorasit

Vrasja në Vushtrri, mësohen emrat e viktimave dhe dorasit GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 13:18

Një vrasje që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, la të vdekur dy persona.

Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda Policisë emrat e dy viktimave dhe autorit që kreu vrasjet.

“Viktima mashkull Jahjush Hajdini, viktima femër Miradije Rrustemi dhe i dyshuari për vrasjet është Florim Sallahu”, ka thënë ky burim për Express.

Kujtojmë se burri kishte vrarë gruan e tij dhe një person tjetër por këtë të fundit në një lokacion tjetër afër fshatit Vërnicë të Vushtrrisë.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë tashmë gjendet nën arrest, ndërkaq arma me të cilën dyshohet se kreu aktin është konfiskuar.

Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi. /GazetaExpress/

    Data: 17 Shkurt 2017 13:18
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera