Kthehu lart

Vrasja e Ferdinand Gjinit në Deçan u krye nga pusia

Vrasja e Ferdinand Gjinit në Deçan u krye nga pusia GazetaExpress

Sot në mëngjes në fshatin Llukë e Ulët të Deçanit u vra me armë zjarri një 38 vjeçar nga fshati Brekoc i Gjakovës. Vrasja sipas policisë u krye me armë automatiku, nga pusia, derisa viktima me veturën e tij po kalonte mbi një urë që lidhë fshatrat Llukë dhe Prapaqan.

Policia e Kosovës bënë të ditur se vrasja u krye sot rreth orës 08:40, dhe sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se, viktimë e këtij rasti është Ferdinand Gj. 38 vjeçar nga nga fshati Brekoc, komuna Gjakovë.

Personi i cili u vra, sipas policisë, në ato momente ishte duke qarkulluar me një mjet të tipit “Pasat”, me ç’rast një person, ende i panjohur, ka shtënë me breshëri plumbash nga arma automatike nga një pusi, dhe nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend.

Njësitet përkatëse policore, janë vënë në ndjekje të vrasësit por ende nuk kanë arritur të kryejnë arrestimin e tij.

    Data: 23 Qershor 2014 16:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera