Kthehu lart

VMRO-DPMNE: Zaev do të bëjë lëshime që të shpëtojë prej 9 viteve burg

VMRO-DPMNE: Zaev do të bëjë lëshime që të shpëtojë prej 9 viteve burg GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 17:07

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Donev, sot në një konferencë për media tha se lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të bëj çmos që të formojë koalicion qeveritar, me qëllim që të mos përfundoj në burg.

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp, njofton Gazeta Express.

Deputeti Donev e quajti kreun e LSDM-së "Të aboluar dhe kriminel", duke thënë se ai i ka humbur zgjedhjet dhe se nuk e ka mbështetjen e popullit.
“Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar ta udhëheqin shtetin. Për atë, përpara Zaevit janë dy mundësi, ose të përpiqet që me çdo kusht të formojë Qeveri ose që të pajtohet me faktin se vitet e ardhshme do t’i përfundojë në Burgun e Idrizovës”, tha Donev./Gazeta Express.

    Data: 17 Shkurt 2017 17:07
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera