Kthehu lart

Vjen postimi i parë i Shpend Ahmetit pas dorëheqjes nga Vetëvendosja

Vjen postimi i parë i Shpend Ahmetit pas dorëheqjes nga Vetëvendosja GazetaExpress

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që dje dha dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka thyer heshtjen, duke shkruar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Express.

Por, Ahmeti, duke iu frikësuar linçimit, nuk ka folur për situatën në Lëvizje, e as nuk iu është kundërpërgjigjur reagimeve, mirëpo ka treguar për aktivitetet që komuna ka organizuar për Ditën e Mësuesit, që u shënua një ditë më parë.

Si duket, dorëheqja është edhe arsyeja pse ai dje nuk arriti të shkruajë asgjë për këtë festë, prandaj këtë vendosi ta bëjë një ditë me vonesë.

Kryetari i Prishtinës, përmes Facebook-ut, ka treguar për aktivitetet që ka organizuar Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, për nder të 7 Marsit/Express/

    Data: 08 Mars 2018 09:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera