Kthehu lart

Vjedhje e rëndë në Prizren, Policia arreston të dyshuarit

Vjedhje e rëndë në Prizren, Policia arreston të dyshuarit GazetaExpress

Policia në Prizren njofton se ka arritur të arrestojë hajdutin i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë dje pasdite.

“Rreth orës 15:30 minuta, në polici është raportuar se në rrugën “Ankara” ka ndodhur një vjedhje e rëndë nga një automjet Golf II dhe se nga aty ishte vjedhur një telefon mobil, veshmbathje dhe radioja e automjetit”, thuhet në raportin e policisë.

Pas inicimit të rastit, bëhet e ditur se policë patrullues dhe hetuesi i rastit kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të gjejnë pamje të filmuara të cilat i kishte bërë një qytetar përderisa dy të dyshuarit po e kryenin vjedhjen. “Në bazë të incizimit është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarve të cilët janë arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, është gjetur edhe i dyshuari i tretë, i cili i ka blerë gjësendet e vjedhura të cilat, sipas procedurës i janë kthyer pronarit.

    Data: 25 Janar 2018 14:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera