Kthehu lart

Vetëvendosja kërkoi vetë rinumërim në Prizren, tash e kundërshton atë

Vetëvendosja kërkoi vetë rinumërim në Prizren, tash e kundërshton atë © Gazeta ExpressFoto: Kushtrim Tërnava GazetaExpress

​Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të ketë rinumërim të votave në Prizren. PZAP-i ka publikuar të plotë vendimin për rinumërim të të gjithave kutive të votimit në këtë komunë, ku sipas rezultateve preliminare Mytaher Haskuka i VV-së prin me një diferencë shumë të vogël ndaj Shaqir Totajt të PDK-së.

“Paneli gjatë vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesa, si dhe provave të bashkangjitura gjeti se pretendimet ankimore të ankuesve janë të bazuara, duke pasur parasysh numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe veçanërisht rezultatin e ngushtë në mes dy kandidatëve dhe mospërputhjeve të shumta të votave të pavlefshme dhe të zbrazëta”, thuhet në vendimin e PZAP-it për rinumërim të votave në Prizren.

Megjithëse, vetë kanë kërkuar rinumërimin në disa vendvotime, LVV-ja e ka kundërshtuar vendimin e PZAP-it. Madje, siç duket edhe i frikësohen këtij veprimi. Vetë kandidati i VV-së për Prizren e ka quajtur fund të demokracisë vendimin që erdhi me kërkesë edhe të partisë së tij.  



    Data: 23 Nentor 2017 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera