Kthehu lart

​Veseli i bindur se numri 94 do t'i sjellë fitore PDK-së

​Veseli i bindur se numri 94 do t'i sjellë fitore PDK-së GazetaExpress

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, është treguar i bindur se në zgjedhjet lokale të këtij viti, partia e tij do të shënojë fitoren e radhës në komunat e Kosovës, ndërsa ka ftuar qytetarët t’i mbështesin kandidatët për kryetarë komunash dhe ata për kuvende komunale.

Veseli i ka bërë këto vlerësime përmes faqes së tij në Facebook, menjëherë pas hedhjes së shortit në KQZ, ku PDK-së i është ndarë numri 94 me të cilin do të garojë në zgjedhje.

"Numri 94, me të cilin Partia Demokratike e Kosovës garon në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do të jetë numri i fitores. Uroj të gjithë kandidatët e PDK-së për Kryetarë Komunash dhe kandidatët për Kuvendet Komunale dhe ftoj qytetarët t’i mbështesin ata, sepse kështu do ta përkrahin një fillim të ri për veten dhe qytetet e tyre", ka shkruar Veseli.

    Data: 11 Shtator 2017 15:40
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmeti trondit edhe Selanikun

      Tërmeti trondit edhe Selanikun 0

    Të tjera