Kthehu lart

Vendi i antiglobalizmit me inflacion 1600 për qind

Vendi i antiglobalizmit me inflacion 1600 për qind GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:26

Venezuela, shteti i revolucionit te ish kreut te shtetit, Hugo Chavez, po kalon një krizë të rendë ekonomike, ndonëse ka rezerva nafte sa Arabia Saudite.

Në përpjekjen e tij të fundit për t’u përballuar me spiralen e krizës së inflacionit, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi të shtunën se paga dhe pensionet minimale në vend do të rriten në 50 për qind. Kjo do të jetë rritja e pestë e pagës minimale në vitin e fundit, duke u shtuar deri në 322 për qind në kumulativ, shkruan International Business Times, raporton Gazeta Express.

Paga minimale mujore, e cila efektivisht hyn në fuqi me janar 15, tani do të jetë 40.683 bolivarë, apo rreth 60 dollarë sipas kursit zyrtar të këmbimit me kontrollë të rreptë të shtetit, ndërsa 12 dollarë sipas kursit të zi.

"Për të filluar vitin, unë kam vendosur që të rris pagat dhe pensionet", tha Maduro në programin e tij të përjavshëm në TV dhe radio. "Në kohën e luftës ekonomike dhe sulmeve mafioze... ne duhet të mbrojmë punësimin dhe të ardhurat e punëtorëve", shtoi ai.

Së bashku me rënien e shpejtë të çmimeve botërore të naftës në vitin 2014, Maduro ka fajësuar në mënyrë të përsëritur forcat qëllimkëqia, duke përfshirë edhe armiqtë politik, anëtarët e tjerë të elitës së vendit dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara për krizën ekonomike të vendit. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare për vitin 2016, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se inflacioni në vend do të arrijë 1.600 për qind këtë vit.

Kriza ekonomike dhe shkalla më e lartë e inflacionit në botë kanë pasuar me mungesa në ushqim dhe medikamente ndërsa njerëzit me çanta plotë me para të gatshme pagujnë për mallra themelore.

Në një përpjekje për të trajtuar inflacionin në rritje, Banka Qendrore, muajin e kaluar, filloi shtypjen e kartëmonedhave më të mëdha, duke rritur bankënotat më të larta prej 100 deri në 20.000 bolivarë.

Maduro është përballur me kritika në rritje në Venezuelë, duke përfshirë një kërkesëë nga ana e opozitës për të mbajtur një referendum për presidentin socialist. Kjo kërkesë u ndalua nga Gjykata e Lartë e vendit në tetor./GazetaExpress/.

    Të tjera