Kthehu lart

Studenti amerikan vdes disa ditë pasi Koreja e Veriut e liroi nga burgu

Studenti amerikan vdes disa ditë pasi Koreja e Veriut e liroi nga burgu GazetaExpress

Studenti amerikan që u lirua nga Koreja e Veriut në gjendje kome ka ndërruar jetë.

Otto Warmbier, studenti amerikan që është mbajtur në burg në Koreja e Veriut, ka vdekur, ka lajmëruar familja e tij.

Warmbier ishte transferuar në SHBA pas mbajtjes në burgjet e Koresë Veriore prej një viti.

Ai ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë ngaqë kishte tentuar të vjedhë një shenjë propaganduese nga një hotel.

Ai ndodhej në Korenë e Veriut në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Atë mbrëmje shkoi në një kat të hotelit ku lejohej vetëm për personelin, duke tentuar të merrte një reklamë pro-regjimit. Akuza ishte “akt i rëndë kundër shtetit” dhe pas një ore proces gjyqësor u dënua me 15 vjet.

Ai ishte rikthyer në SHBA në gjendje kome.

22 vjeçari ishte në gjendje koma prej një viti dhe familja e tij nuk dinte asgjë.

Tre qytetarë të tjerë amerikanë janë bllokuar në vendin komunist.

    Data: 19 Qershor 2017 22:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera