Kthehu lart

Vdes një punëtor i KEK’ut, pësoi sulm në zemër

Vdes një punëtor i KEK’ut, pësoi sulm në zemër GazetaExpress

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. Vdekjen e 58 vjeçarit, K.E, e kanë konfirmuar për Express zyrtarë të KEK’ut. Siç bëhet e ditur, ai ka ndërruat jetë pas një sulmi në zemër.

“Punëtori i KEK që sot ka vdekur ka pasur sulm në zemër. Kjo është konstatuar edhe nga raporti mjekësor, i cili edhe i është dërguar KEK’ut sot gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e KEK për Express.

I ndjeri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.  

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim në punë apo diçka të tillë. Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës”. /Gazeta Express/. 

    Data: 07 Dhjetor 2017 21:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera