Kthehu lart

Vazhdon rrëshqitja e dheut në autostradë, Ministria ende pa zgjidhje

Vazhdon rrëshqitja e dheut në autostradë, Ministria ende pa zgjidhje Arkiv GazetaExpress

Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për parandalimin e shembjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit në të njëjtat vende është shembur dheu.

Fuqinë e dheut nuk arritën ta ndalojnë as këto mure të trasha, të vendosura jo shumë kohë më parë.

Tash ministria po mendon një mënyrë tjetër si zgjidhje për ta ndalur një fenomen të tillë, raporton KTV.

Në këtë autostradë nuk është problem vetëm rrëshqitja e dheut.

Pas reshjeve të këtyre ditëve, janë shembur edhe gurët.

Mbikëqyrësit e saj parashohin që rrëshqitje të ketë edhe viteve tjera.

Në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës tregojnë se ata asnjëherë nuk janë kontaktuar nga qeveria para se të nisnin ndërtimet e projekteve shumë milionëshe.

Drejtori i saj thotë se në të njëjtën mënyrë shteti po vepron edhe në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Vitin e kaluar, u paralajmërua ardhja e disa ekspertëve nga Kroacia, për të propozuar një zgjidhje rreth këtyre rrëshqitjeve, mirëpo, deri tash as nuk ka pasur ndonjë lëvizje e as nuk dihet nëse të njëjtit kanë ardhur dhe çka kanë sugjeruar.

    Data: 08 Mars 2018 20:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera