Kthehu lart

Ushtria turke afër pushtimit të Al Babit

Ushtria turke afër pushtimit të Al Babit GazetaExpress

Ushtria e Turqisë ka kumtuar se është në prag të pushtimit të qytetit Al Bab, në Siri, i cili aktualisht është nën kontrollin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik dhe me pushtimin e këtij qyteti, Turqia do të forcoi dukshëm ndikimin e saj brenda Sirisë.

Al Babi është një qendër e pjesëtarëve të Shtetit Islamik, rreth 30 kilometra larg kufirit me Turqinë dhe ka qenë caku kryesor i ofensivës, të cilën Turqia e filloi në gusht të vitit të kaluar, me qëllim që të zmbraps ekstremistët sa më larg brezit kufitar.

Autoritetet në Ankara besojnë se një varg sulmesh, të ndërmarra nga pjesëtarët e Shtetit Islamik, përfshirë edhe sulmin në një lokal të natës në Stamboll, në natën e Vitit të Ri, janë planifikuar në qytetet Al Bab dhe Raka, qytet ky tjetër i kontrolluar nga ekstremistët në Siri.

Ushtria turke njoftoi se operacioni për të vendosur nën kontroll Al Babin ka hyrë në fazën përfundimtare dhe se rezistenca e pjesëtarëve të Shtetit Islamik në këtë qytet në pjesën më të madhe është thyer.

    Data: 17 Shkurt 2017 19:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera