Kthehu lart

Ushtria amerikane ndalon alkoolin për trupat e saj në Japoni

Ushtria amerikane ndalon alkoolin për trupat e saj në Japoni GazetaExpress

Ushtria amerikane ndalon alkoolin për trupat e saj në Japoni 2 orë më herët Kjo për shkak të një aksidenti ku u përfshi një marins i dehur Trupave amerikane në ishullin japonez të Okinavas u është ndaluar përdorimi i alkoolit dhe u është thënë që të qëndrojnë brenda bazës së tyre.

Një marins amerikan ditë më parë e ka përplasur kamionin e tij në një mini-furgon të dielën, duke shkaktuar vdekjen e ngasësit lokal të mjetit.

Në ishull ndodhen më se gjysma e trupave amerikane në Japoni, ku banorët lokalë ka kohë që janë shprehur kundër kësaj pranie të ushtrisë amerikane. Përmes një deklarate, ushtria amerikane ka konfirmuar se një prej shërbyesve të saj është përfshirë në një aksident dhe se alkooli mund të ketë qenë shkak i këtij aksidenti, shkruan rtv21.tv Ushtria poashtu ka urdhëruar “një trajnim të detyrueshëm për të trajtuar përdorimin e përgjegjshëm të alkoolit, menaxhimin e rrezikut dhe një sjellje të pranueshme” për të gjithë trupat në mbarë Japoninë.

Policia japoneze ka thënë se niveli i alkoolit në gjak të marinisit që e shkaktoi aksidentin ishte tri herë më i lartë se sa ai i lejuar.

Marinsi amerikan ndodhet nën arrest i akuzuar për ngasje të pakujdesshme që ka rezultuar në vdekje.

    Data: 20 Nentor 2017 23:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera