Kthehu lart

Ushtari jordanez dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë

Ushtari jordanez dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë GazetaExpress

Një ushtar jordanez është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre trajnerëve ushtarakë amerikanë vitin e kaluar.

Marik al-Tuwayha, i cili u shpall fajtor për vrasje me paramendim, sulmoi viktimat kur automjetet e tyre iu afruan bazës ajrore al-Jafr në nëntor.

Njëri nga komandantët u vra në bazë dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital.

Autoritetet jordaneze pretenduan fillimisht se shtetasit amerikanë u vranë sepse automjeti i tyre nuk arriti të ndalonte dhe u përplas.

    Temat:
    Data: 17 Korrik 2017 13:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera