Kthehu lart

Urimi i Bekim Jasharit për 8 Mars

Urimi i Bekim Jasharit për 8 Mars GazetaExpress

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha gratë. Urimi i tij shumë prekës, i dedikohet edhe nënës së tij, 5 motrave, gjyshes, dy grave të axhëve të tij si dhe vajzave tjera të familjes që kaluan në amshim, gjatë rezistencës heroike së Familjes Jashari

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Urime 8 Marsi!

Jo vetëm më 8 Mars, me nderim të thellë, kujtoj nënën time Feride, e cila krahas heroinave të familjes tonë, gjyshes Zahide, Zarife, Adile, Hidajete, Valdete, Igballe, Selvete, Afete, Lirie, Fatime, Blerina Jasharit, na dhanë dritë!

Në këtë ditë ndërkombëtare të grave, uroj të gjitha nënat, gratë e motrat, me urimin më të sinqertë për shëndet, mirëqenie e sukses!

    Data: 08 Mars 2018 14:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera