Kthehu lart

Trump tregon se kush do t’ia udhëheqë bizneset tash e tutje

Trump tregon se kush do t’ia udhëheqë bizneset tash e tutje GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:03

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se dy djemtë e vet do t’ia udhëheqin bizneset e tij pa i diskutuar çështjet biznesore me të.

Po ashtu, Trump ka thënë se e ka refuzuar një marrëveshje në vlerë 2 miliardë dollarë në Dubai, javën e kaluar, transmeton Express.

“E refuzova një marrëveshje 2 miliardë dollarë në Dubai,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se biznesi do të jetë e kaluara e tij dhe ai do tani do të fokusohet në Presidencë amerikane.

Trump i ka bërë këto komente gjatë konferencës së parë për media si president i zgjedhur i SHBA-së, të cilën është duke e mbajtur momentalisht./Gazeta Express/

    Data: 11 Janar 2017 18:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera