Kthehu lart

Trump flet rreth kamerave të vocërra në dhomat e hoteleve të huaja ku ka qenë

Trump flet rreth kamerave të vocërra në dhomat e hoteleve të huaja ku ka qenë GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 17:53

Donald Trump ka thënë sot se gjithmonë ka qenë i vetëdijshëm rreth spiunimit në dhomat e hoteleve në shtetet e jashtme, përfshirë Rusinë.

“Jam jashtëzakonisht i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truprojat.. gjithmonë u them që të jenë shumë të kujdesshëm sepse në dhoma të hoteleve ka kamera të vendosura në vendet më të çuditshme. Nuk mund t’i shohësh apo ta dish që ekzistojnë,” ka thënë Trump, transmeton Express.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm.

“Më mirë bëni kujdes nëse nuk dëshironi ta shihni veten në TV gjatë natës,” ka shtuar ai.

Trump i ka bërë këto komente gjatë konferencës së parë për media si president i zgjedhur i SHBA-së, të cilën është duke e mbajtur momentalisht./Gazeta Express/   

    Data: 11 Janar 2017 17:53
    Autori: GazetaExpress
    • Portugalia përfundon misionin në KFOR 0

    Të tjera