Kthehu lart

Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforni

Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforni GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 19:42

Tre njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Kaliforni.

Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.

Shumë nxënës janë larguar nga skena dhe ende nuk dihet nëse të vrarët janë të rritur apo fëmijë, transmeton Gazeta Express.

Një gjashtë vjeçar u qëllua dy herë dhe një tjetër, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, u qëllua në këmbë, thuhet sipas USA Today. 

Qëlluesi, mosha dhe emri i të cilit nuk u bënë të ditur, u qëllua në skenë dhe vdiq.

    Data: 14 Nentor 2017 19:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera