Kthehu lart

Trajtim me dinjitet për të burgosurit e Kosovës, thotë ministri Tahiri

Trajtim me dinjitet për të burgosurit e Kosovës, thotë ministri Tahiri GazetaExpress

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është angazhuar që të ketë trajtim me dinjitet për të burgosurit dhe respektim të plotë të drejtave të tyre.

Në një status në Facebook, ministri Tahiri ka bërë këtë premtim, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, (KMDLNJ).

“Ata qytetarë që sot vuajnë dënimin për çfarëdo vepre, që janë në qendrat korrektuese, nesër kur të dalin nga aty, do të jenë të gatshëm të jenë pjesë e shoqërisë sonë. Prandaj, për mua si ministër i Drejtësisë, është shumë me rëndësi që ky Shërbim dhe komponentët e veçanta të tij të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta për trajtimin e personave në vuajtje të dënimit”, ka shkruar Tahiri.

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera