Kthehu lart

Trump reagon pas dëshmisë së shefit të FBI'së

Trump reagon pas dëshmisë së shefit të FBI'së GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 21:37

Administrata Trump konfirmoi sot se asgjë nuk kishte ndryshuar dhe se nuk ekzistonte asnjë provë pas konfirmimit nga FBI të ekzistencës së një hetimi për një koordinim të mundshëm mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në lidhje me dëshminë e shefit të FBI'së.

“Zyrtarët e lartë të shërbimeve sekrete nën drejtimin e presidentit amerikan, Barack Obama kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk ekzistonte asnjë provë për komplot dhe nuk ka asnjë provë për një skandal Trump-Rusi”, shtoi ai.

    Data: 20 Mars 2017 21:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Kili tronditet nga një tërmet 7.1 ballësh 0

    • A ka ndryshuar Donald Trump? 0