Kthehu lart

Prestigjiozja "New York Post" sot në gjuhën shqipe: Ç'kemi Albanian

Prestigjiozja "New York Post" sot në gjuhën shqipe: Ç'kemi Albanian GazetaExpress

Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës edhe gjuha shqipe.

E përditshmja e njohur amerikane, New York Post ka shkruar në shqip “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe.

Mësohet se janë të paktën 60 000 shqiptarë që banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së.

Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont./Express/

    Data: 05 Maj 2018 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera