Kthehu lart

Tillerson thotë se Amerika vazhdon të shpresojë tek diplomacia për çështjen koreane

Tillerson thotë se Amerika vazhdon të shpresojë tek diplomacia për çështjen koreane GazetaExpress

SHBA-ja vazhdon shpresojë tek diplomacia për të zgjidhur krizën me Korenë e Veriut, që u vendos sot në listën e zezë amerikane të shteteve që mbështesin terrorizmin, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Rex Tillerson.

“Përshtypja e përgjithshme është se presioni i ushtruar nga sanksione që janë në fuqi ka një impakt të konsiderueshëm mbi Korenë e Veriut”, tha ai para medias në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shpresoi gjithashtu se “kjo periudhë qetësie, gjatë të cilës nuk ka pasur asnjë raketë dhe asnjë test bërthamor që prej 15 shtatorit, të vazhdojë”, përcjell Atsh.

SHBA-ja rivendosi sot Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, si dhe pritet që ky vendim të shoqërohet edhe nga sanksione të reja për t’u përpjekur të bllokojë ambiciet e saj bërthamore.

    Data: 20 Nentor 2017 23:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera