Kthehu lart

Thellohet ndarja, VV-ja përjashton dy aktivistë të vet

Thellohet ndarja, VV-ja përjashton dy aktivistë të vet GazetaExpress

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se, bazuar në praktikat e funksionimit të partisë, përfaqësuesit e saj thërrasin konferenca për media në koordinim me Sekretariatin për Media dhe konferencat i mbajnë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje

“Për konferencën e Nol Nushit dhe Teuta Rrustës jemi njoftuar se ata do të mbajnë një konferencë për media jashtë zyrave të Lëvizjes”, thuhet në njoftim.

“Noli dhe Teuta, bashkë me disa aktivistë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, pas zgjedhjeve lokale (nga 20 Nëntori), nuk kanë ardhur me rregull në zyrë, në vendin e tyre të punës”, thuhet më tej aty.

Gjithashtu, Vetëvendosje ka bërë të ditur se, “më 18 dhjetor 2017 në mbledhjen e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilën ka qenë edhe Noli e Teuta, është kërkuar nga të njëjtit t’i respektojnë obligimet e punës që dalin nga Kontrata që e kanë nënshkruar dhe Rregullores së punës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që është në harmoni me Ligjin e Punës”.

“Edhe pas kësaj dite, dy të lartpërmendurit nuk kanë ardhur në vendin e tyre të punës. Teuta deri më tani, brenda 2 muajve, 2-3 herë ka kryer disa shërbime në cilësinë e përgjegjëses për Qendrat e Lëvizjes”, thuhet më tej aty.

“Për shkak të mosardhjes në punë dhe moskryerjes së detyrave të punës, kontratat e skaduara më 31 dhjetor 2017, të Nolit dhe Teutës, nuk ka qenë e mundur të përtëriten dhe prandaj as nuk mund të konsiderohen si të punësuar më tutje në Sekretariatin e Përgjithshëm”, vazhdon njoftimi i VV-së.

“Arsyet e lartpërmendura janë dëshmi e mjaftueshme se Noli dhe Teuta në këtë Konferencë nuk përfaqësojnë pozicionet e mbajtura më herët në Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, përfundon njoftimi.

    Data: 25 Janar 2018 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera