Kthehu lart

Thaçin e shastis drejtori i ri i Doganave, e donte aty "dostin" e Blerim Devollit

Thaçin e shastis drejtori i ri i Doganave, e donte aty "dostin" e Blerim Devollit GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 11:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po synon të ketë njerëz të tij dhe biznesmenëve të afërt me të në poste kyçe shtetërore. Pasi që në AKI e çoi njeriun e tij, tash po mundohet me çdo kusht ta rrëzojë drejtorin e posazgjedhur të Doganave të Kosovës, në mënyrë që aty ta ketë njeriun e Blerim Devollit, Lulzim Rafunën.

Kështu, Presidenti i Kosovës, përmes një letre që i ka dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se caktimi i kompanisë britanike për të zgjedhur persona të caktuar në pozita të larta është e jashtëligjshme, “sepse bie ndesh me ligjin aktual”.

Rjedhimisht, zgjedhja e drejtorit të Doganave nuk ka vlefshmëri ligjore, pasi është bazuar në një dokument antiligjor. Një akt antiligjor si Memorandumi, nuk mund të prodhojë efekt juridik ligjor.

Në fakt, kjo duket thjesht një manovër e Thaçit për ta çuar aty Lulzim Rafunën, njeriun e Blerim Devollit, ky i fundit i afërt me Presidentin aktual.

“I nderuar Kryetar I Kuvendit te Republikes se Kosoves, Z. Veseli. Duke njohur perkrahjen e madhe qe ka dhene qeveria britanike ne krijimin dhe zhvillimin e sherbimit civil te Republikes se Kosoves, qe nga paslufta e deri me tash, me bejne te besoje se qellimi I ketij memorandum eshte zhvillimi dhe avancimi I metejme I sherbimit civil. Nje administrate publike funksionale zhvillohet atehere kur zbatohet legjislacioni ne fuqi, prandaj pavaresisht qellimit shume te mire te memorandumit te bashkepunimit, konsideroj qe ky memorandum nuk eshte percjelle edhe me ndryshimet e nevojshme ligjore qe eshte dashur te pasojne pas nenshkrimit te tij”, thuhet në letër.

 “Si rrjedhoje, memorandumi i bashkepunimit pa perfshirjen e qellimit te tij ne legjislacionin perkates e bejne memorandumin qe mos te jete ne pajtim me legjislacionin ne fuqi qe ka te beje me procesin e emerimit te pozitave te larta drejtuese ne sherbimin civil te Kosoves, duke cekur ketu ligjin per sherbimin civil te republikes se Kosoves, rregulloren e qeverise per procedurat e emerimeve ne pozita te larta”.

 Këto ditë, Thaçi emëroi krye në vete edhe shefin e AKI-së, Driton Gashin, me qëllim që përmes tij të jetë më pranë informatave rreth Gjykatës Speciale, themelimi i së cilës duket se e ka frikuar tej mase Presidentin.

Në vazhdim po sjellim letrën e plotë të Presidentit dërguar kryeparlamentarit.


 

 

    Data: 17 Shkurt 2017 11:16
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera