Kthehu lart

Thaçi takon McCain, pajtohen për domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë së Kosovës

Thaçi takon McCain, pajtohen për domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë së Kosovës GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizitë zyrtare, është takuar sot me senatorin republikan, John McCain.

"Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës", ka njoftuar Thaçi nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Presidenti kosovar ka njoftuar se me senatorin amerikan ka diskutuar për të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që SHBA'ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

"Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror", ka shkruar Thaçi në rrjetin social.

Thaçi ka treguar se ka ftuar senatorin McCain për vizitë në Kosovë, gjë që presidenti shpreson se do të ndodhë në të ardhmen. /Express/

    Të tjera